Sipas rezultateve të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në Britani të Madhe, qytetarët e këtij vendi i kanë ndëshkuar dy partitë kryesore, Partinë Konservatore që është në pushtet dhe Partinë Laburiste që ndodhet në opozitë.
Ata kanë ofruar më shumë përkrahje për partitë që kanë qëndrime më të prera për Brexitin, qoftë për ose kundër qëndrimit në BE.
Partia e Brexitit, e udhëhequr nga Nigel Farage, ishte fituesja e këtyre zgjedhjeve në Britani. Besohet se kjo parti tashmë do të ketë ndikim të konsiderueshëm edhe për zgjedhjen e kryeministrit të ri të vendit ishullor.
Përpos Partisë së Brexitit, edhe liberal-demokratët dhe Partia e Gjelbër, të cilat janë kundër largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, shënuar rritje të ndjeshme në këto zgjedhje. Në përgjithësi, përkrahja për partitë që haptas e kundërshtojnë Brexitin ishte pak më e madhe sesa për partitë që kërkojnë largimin e vendit nga BE-ja me çdo kusht. Me fjalë të tjera, Britania është më e përçarë se kurrë më parë.
Analistët thonë se rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të ndikojë që dy partitë kryesore britanike, konservatorët dhe laburistët, të përballen me presion të shtuar për të hequr dorë nga qëndrimet e ndërmjetme dhe të marrin pozicione më ekstreme për çështjen e Brexitit.
Përndryshe, Partia Konservatore e kryeministres May e zuri vendin e pestë me vetëm 9 për qind të votave. Ky rezultat mund t’i bindë zyrtarët e saj që të mos kërkojnë zgjedhje të përgjithshme nga frika se mund të përballen me rezultat të ngjashëm edhe në këtë garë, shkruan “Washington Post”, transmeton Gazeta Express.
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...