Zgjedhjet e reja në Itali, do të jenë referendum për euron

11:28 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Euro duket se shmangu një plumb, kur koalicioni eurospektik në Itali dështoi gjatë fundjavës, por kjo mund të rezultojë si hapi i parë drejt fitores në luftën për monedhën e përbashkët të Europës.

Presidenti italian, refuzoi të dielën të zgjedhurin e Lëvizjes së 5 Yjeve dhe Lega Nord për postin e ministrit të Ekonomisë, euroskeptikun Paolo Savona, pasi ky i fundit është shprehur se Italia duhet të largohet nga eurozona.

Presidenti Sergio Mattareli i kërkoi ish-ekonomistit të FMN Carlo Cottareli të krijojë qeverinë, në atë që konsiderohet një lëvizje e përkohshme pasi zgjedhjet e reja duken të pashmangshme tashmë. Dy partitë të cilat ishin rivale në zgjedhjet e marsit, Lëvizja e 5 Yjeve dhe Lega Nord po konsiderojnë nëse duhet të bashkojnë forcat përpara zgjedhjeve të reja që mund të mbahen në vjeshtë ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Lideri i Lega Nord, Mateo Salvini tha të hënën se zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë politike, por një referendum i vërtetë për qëndrimin në eurozonë, mes atyre që duan ta shohin Italinë si një vend të lirë, dhe të tjerëve që e duan atë të skllavëruar dhe servile, siç u shpreh.

“Sot, Italia nuk është e lirë; është e pushtuar financiarisht nga gjermanët eurokratë’, ishin fjalët e Salvinit.

Euro, obligacionet dhe aksionet në burse fillimisht u rritën pasi presidenti Sergio Mattarella i vuri veton Savones, por më pas tregjet iu frikësuan mundësisë për zgjedhje të parakohshme. Edhe analistet mendojnë se zgjedhjet do të jenë në fakt një referendum de fakto, mbi Bashkimin Europian dhe Euron.

Nëse italianët do të votojnë kundër unionit, kjo do të ishte sfida më e rendë për bllokun

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme