Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Gjermani do të zhvillohen më 26 shtator 2021, vendosi sot Qeveria, ndërsa pritet tërheqja e kancelares Angela Merkel nga politika.
Zëdhënësja e Qeverisë, Martina Fietz prezantoi datën, të cilën presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier duhet ta nënshkruajë.
Merkel ka premtuar se nuk do të kandidojë më pas katër mandateve, duke e lënë të hapur drejtimin e ardhshëm të ekonomisë më të madhe të Evropës.
i Brendshëm Horst Seehofer kishte propozuar 26 shtatorin si datë zgjedhjesh javën e kaluar, pas bisedimeve me 16 shtetet e vendit dhe me partitë e përfaqësuara në Bundestag, i cili zgjidhet çdo katër vjet./atsh
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...