Një gjykatë federale apeli vendosi se zoti Donald Trump nuk gëzon imunitet nga hetimi për akuzat për përpjekje për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, duke bërë që ish-presidenti të ndodhet edhe një hap më pranë një procesi të pashembullt gjyqësor penal.
Trupa e përbërë nga tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit për Qarkun e kryeqytetit Uashington, refuzoi pretendimet e ish-Presidentit Trump se nuk mund të hetohet për veprime që lidhen me përgjegjësitë e tij zyrtare.
Vendimi, të cilin ka shumë të ngjarë që zoti Trump ta apelojë, hedh poshtë përpjekjet e tij për të shmangur gjyqin lidhur me akuzat se ka minuar demokracinë amerikane dhe transferimin e pushtetit. Vendimi vjen në një kohë kur ai po forcon pozitat e tij si kandidati kryesor për të fituar emërimin e Partisë Republikane në garën presidenciale të nëntorit.
Avokatët e tij thanë se ish-presidentët gëzojnë mbrojtje të gjerë ligjore dhe se nuk mund të hetohen penalisht mbi veprime zyrtare, në rast se më parë nuk janë gjetur fajtorë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe larguar nga detyra me vendim të Senatit.Në seancën e 9 janarit, ku ishte i pranishëm vetë zoti Trump, gjyqtarët reaguan me skepticizëm mbi këtë argument. Një nga gjykatëset e pyeti avokatin e zotit Trump, se “çfarë do të ndodhte nëse një president do urdhëronte vrasjen e një rivali polik? A mund t’i shpëtonte ai një hetimi penal pa vepruar më parë Kongresi?
Ish-Presidenti Donald Trump ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme argumentet e tij se gëzon imunitet. Përmes një postimi në rrjetet sociale në 18 janar ai shkroi se “Të gjithë presidentet duhet të kenë imunitet të plotë presidencal, ose përndryshe autoriteti dhe vendimmarrja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara do të marrë fund përgjithmonë”.
Akuzat ndaj ish-presidentit janë ngritur nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith.
Ai akuzon zotin Trump se pretendoi në mënyrë të rreme për vjedhje të votave, me synimin për të ushtruar trysni ndaj ligjvënësve, Departamentit të Drejtësisë dhe Nënpresidentit Mike Pence për të penguar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Kjo është një nga 4 çështjet penale me të cilat përballet ish-Presidenti Donald Trump.
Ai ka deklaruar se është i pafajshëm dhe ka akuzuar hetuesit se po veprojnë të motivuar politikisht me qëllim dëmtimin e fushatës së tij presidenciale.
Pretendimi se ai gëzonte imunitet për hetimin penal u hodh poshtë në dhjetor nga gjykatësja Tanya Chutkan, çka nxiti zotin Trump të apelonte vendimin.
Edhe nëse pretendimet e zotit Trump nuk pranohen nga gjykatat, apelimi i vendimeve ka të ngjarë ta ndihmojë në synimet e tij për të shtyrë gjyqin, parashikuar për në 4 mars.
Apelimi mund të krijojë mundësinë që gjyqi të zhvillohet pas zgjedhjeve të muajit nëntor./voa
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...