Gjermania ka propozuar për mandatin e dytë Drejtorin e Përgjithshëm aktual të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), etiopiani Tedros Adhanom Gebrejesus.
Sipas Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, kjo hap rrugën për një rizgjedhje të mundshme të tij, transmeton portal arbresh.info
“Gjermania propozon Tedros për një mandate të dytë”, tha zëdhënësi i ministrisë gjermane.
Mbështetja zyrtare e një vendi është e nevojshme që dikush të jetë kandidat.
Në vitin 2017, Tedros Adhanom Gebrejesus u bë afriaku i parë që drejtoi agjencinë e fuqishme të OKB-së, e cila është në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Diplomati etiopian ende nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse do të kandidojë për një mandat të dytë pesëvjeçar, por burimet diplomatike thanë se ai është një kandidat.
Kandidimi i tij është i ndërlikuar sepse Etiopia tërhoqi mbështetjen e saj për shkak të konfliktit në rajonin e tij të lindjes, Tigraj.
Kandidatët për kryetar të OBSH-së zakonisht emërohen nga vendet e tyre të origjinës, por kjo nuk është e detyrueshme.
Shumica e vëzhguesve prisnin që mbështetja zyrtare të vinte nga vendet afrikane, dhe njoftimi i Gjermanisë erdhi si një surprizë.
Vendet anëtare të OBSH -së kanë kohë deri nesër në orën 18.00 për të përcaktuar kandidatët për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm, por emrat nuk do të shpallen zyrtarisht deri në fillim të nëntorit.
Vendet anëtare do të votojnë për kreun e ri të OBSH -së në një votim të fshehtë gjatë Asamblesë Botërore të Shëndetit në maj./arbresh.info/
“Po xhelozon keq”, Driloni ia thotë troç Sarës
Mbi 3 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE
Zhduket një gura në Ferizaj
Atentat në Shkodër, 33-vjeçari ekzekutohet brenda makinës së...
City siguron shërbimet e sulmuesit sensacion, ka shënuar 18 ...