Një armëpushim i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit është zgjatur për të shtatën ditë, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit të enjten në mëngjes, disa minuta përpara se marrëveshja të skadonte.
Kjo është zgjatja e dytë e armëpushimit fillestar katër-ditor që filloi të premten.
Armëpushimi ka rezultuar në kthimin e 70 izraelitëve sipas marrëveshjes. Gjatë pauzës, tre shtetas izraelitë me shtetësi të dyfishtë dhe njëzet e katër shtetas të huaj janë liruar gjithashtu jashtë marrëveshjes.
Në këmbim, 210 palestinezë janë liruar nga burgjet izraelite, thanë zyrtarët.
Ndërkohë, Izraeli do të zgjasë armëpushimin për çdo ditë që Hamasi vazhdon të lirojë 10 pengje, theksoi të enjten një zyrtar i lartë izraelit./abcnews.al
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...