Gjendja e jashtëzakonshme që zbatohet në Egjipt që nga viti 2017, është zgjatur edhe për tre muaj të tjerë duke filluar nga 27 janari 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Parlamenti i Egjiptit, thuhet se vendimi i presidentit Abdel Fattah el-Sissi, për ta vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme edhe për tre muaj të tjerë në mbarë vendin, është miratuar me dy të tretat e votave nga gjithsej 454 deputetë.
Gjendja e jashtëzakonshme në vend u shpall pas sulmeve me bombë në prill të vitit 2017 në Aleksandri dhe Tanta në të cilat humbën jetën 45 persona dhe 125 të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë për sulmet i mori organizata terroriste DEASH.
Gjendja e jashtëzakonshme për herë të fundit ishte zgjatur më 26 tetor 2019.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...