Australia ka dislokuar me qindra ushtarë në Sidnei, për të vëzhguar nga afër situatën pandemike në vend, teksa autoritetet vendosën të zgjasin edhe më tej izolimin kombëtar.
Në Australi, varianti Delta u raportua fillimisht në muajin qershor dhe solli rreth 30 mijë infektime të reja, si dhe 9 viktima.
Pavarësisht, 5 javëve në lockdown, përsëri raportohet raste të reja, mbi 170 në ditë. Izolimi do të zgjasë, së paku deri më 28 gusht, me qytetarët që ndalohen të dalin nga shtëpitë përveçse për pazar, ushtrime në natyrë dhe arsye shëndetësore.
Forcat e armatosura bashkë me policinë, do të vendosen në zonat më të rrezikuara të Sidneyt./express/
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...