Dy muaj pas largimit nga Downing Street, Boris Johnson ka nisur një karrierë të dytë, mjaft fitimprurëse, ndoshta dhe më shum. Siç shihet nga regjistri i të ardhurave shtesë për anëtarët e parlamentit në Britaninë e Madhe, ish-kryeministri ka marrë një tarifë prej 276,130 paundësh për një fjalim në SHBA në tetor për 30 minuta fjalim.
Udhëtimi në Shtetet e Bashkuara erdhi rreth një muaj pasi ai u largua nga Downing Street dhe vetëm disa ditë përpara se të tentonte një rikthim spektakolar për të pasuar Liz Truss, e cila e pasoi atë për disa javë dhe dha dorëheqjen më 20 tetor. Boris Johnson gjithashtu u pagua 13,180 paund nga Rupert Murdoch për shpenzimet gjatë udhëtimit dhe akomodimit për një takim në Montana, SHBA, ku manjati i medias zotëron një fermë.
Paraardhësja e Johnson, Theresa May gjithashtu gjeneron rregullisht të ardhura të larta shtesë me fjalime. Por në krahasim me Johnson, tarifat e saj duken modeste. Në regjistrimin më të fundit të regjistrit, ajo deklaroi se kishte marrë 97,000 paund (ekuivalente me rreth 111,000 euro) për një paraqitje në SHBA.
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...