Zëvendësdrejtori i CIA-s, David Cohen ka deklaruar se fati i një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit është në duart e udhëheqësit të grupit terrorist palestinez.
Duke folur në samitin e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare në Uashington, zyrtari amerikan nuk i referohet me emër udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinëar, ndërsa ka shtuar se izraelitët po tregojnë seriozitet në negociata.
Ndërmjetësuesit nga SHBA, Egjipti dhe Katari kanë punuar për të arritur një marrëveshje mes palëve dhe për të parandaluar një luftë më të gjerë rajonale.
Për këto përpjekje, Cohen thotë se “mund të ketë episode ku njerëzit do të tërhiqeshin nga bisedimet por nuk mendoj se palët mund të mbajnë nën kontroll përpjekjet të atilla që çojnë në përshkallëzimin e gjendjes në rajonin e Lindjes së Mesme”./rtsh/
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...
Hamza: Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës ësht...
Aksioni i policisë në Pogradec, arrestohet një 65-vjeçar, iu...