Zëvendëspresidentja e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, u bë politikania e fundit amerikane që mori vaksinën kundër koronavirusit.
Harris mori të martën vaksinën e krijuar nga kompania Moderna, ndërsa ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në televizion.
“Mezi e ndjeva”, tha Harris, pasi u injektua në krahun e majtë.
“Dua t’i inkurajoj të gjithë që të marrin vaksinën, është relativisht pa dhimbje, është e sigurt. Unë kam besim te shkencëtarët”, tha ajo.
Disa politikanë amerikanë, përfshirë presidentin e zgjedhur, Joe Biden, nënpresidentin Mike Pence dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e kanë marrë tashmë vaksinën.
Biden dhe Harris do të marrin detyrën më 20 janar dhe po përpiqen të krijojnë besim tek imunizimi.
Dy vaksina, njëra nga Moderna dhe tjetra nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, janë aktualisht duke u shpërndarë në të gjithë SHBA-në, pasi ato janë miratuar nga rregullatorët shëndetësorë.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.
Afro 20 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 335,000 kanë vdekur.
Në të gjithë botën, koronavirusi ka infektuar mbi 81 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 1.7 milion kanë vdekur dhe mbi 46 milionë janë shëruar.
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...