Google ADS

Zëvendëskancelari i Austrisë: Rreziku ende s’ka kaluar

08:19 | 3 Nëntor 2020
Arbresh.info

Zëvendëskancelari i Austrisë, Werner Kogler, ka thënë se sulmi i sontëm që ndodhi në Vjenë është shokues.

“Të gjithë ndajmë shqetësimin dhe pikëllimin për viktimat dhe të lënduarit”, ka shkruar ai në Twitter.

“Rreziku ende nuk ka kaluar. Ju lutemi që të rrini në shtëpi dhe t’i përcillini instruksionet e shërbimeve emergjente”.

Ai ka falënderuar të gjitha shërbimet emergjente që sipas tij ishin të gatshëm që të jepnin jetën për t’i mbrojtur qytetarët.

Të ngjashme