Zëvendësi i kryeministres britanike, Theresa May, ka mohuar akuzat sipas të cilave, policia ka gjetur materiale pornografike në një prej kompjuterëve të tij në zyrën e tij në parlament, në 2008, ndërsa qeveria britanike po stërmundohet të vërë nën fre një skandal në lidhje me ngacmimet seksuale.
Sekretari i parë i shtetit, Damian Green, tha se pretendimet e një ish oficeri të lartë të policisë, në një gazetë të së dielës, ishin krejtësisht të pavërteta dhe të kurdisura me qëllime politike.
Sunday Times, raportoi në faqen e parë të saj se një ish komisioner i policisë metropolitane, Bob Quick, pretendonte se materiale ishin zbuluar nga oficerët gjatë një hetimi mbi rrjedhje të informacioneve qeveritare në 2008.
Quick, që ishte përfshirë në hetim, i tha gazetës se oficerët kishin raportuar se kishin gjetur materiale pornografike në një kompjuter parlamentar nga zyra e Green.
Të dielën po ashtu janë publikuar edhe detaje të reja të akuzave kundër Sir Michael Fallon, që dha dorëheqjen këtë javë si sekretar i mbrojtjes për shkak të akuzave për ngacmime seksuale. The Observer, raportoi se ai dha dorëheqjen menjëherë pasi gazetarja Jane Merrick, i tha “Downing Street” se ai ishte përpjekur ta puthte në buzë në 2003 pasi kishin drekuar bashkë.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation