Zëvendës-presidentja amerikane Harris flet me Macron të Francës, kërkon të forcojë lidhjet

08:30 | 16 Shkurt 2021
Arbresh.info

Zëvendës-presidentja amerikane Kamala Harris foli me Presidentin Francez Emmanuel Macron të hënën, duke shprehur angazhimin e saj për forcimin e lidhjeve dypalëshe mes dy vendeve, tha zyra e saj në një deklaratë.

Presidenti Joe Bide, një ish zëvendës-president nën Barack Obaman, kishte Harris në anën e tij në shumë ngjarje gjatë mandatit të hershëm në Shtëpinë e Bardhë, duke treguar se ai dëshiron që ajo të ketë një rol kryesor në implementimin e agjendës së tij politike, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info.

Telefonata me Macron, lider i një shteti të G7, tregon se Harris po merr një rol në politikën e jashtme gjithashtu, një fushë në të cilën ish senatorja nga Kalifornia ka shumë më pak eksperiencë se Biden.

“Zëvendës-presidentja Harris dhe Presidenti Macron u pajtuan për nevojën e bashkëpunimit të dyanshëm dhe  shumëpalësh për të adresuar Covid-19, ndryshimet klimatike dhe mbështetjen e demokracisë në vend dhe në të gjithë botën,” tha zyra e zëvendës-presidentes në një deklaratë.

“Ata diskutuan një numër të sfidave regjionale, duke përfshirë ato në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, dhe nevojën që t’i ballafaqojnë këto së bashku,” thuhej në deklaratë.

Harris gjithashtu foli me Kryeministrin Kanadez Justin Trudeau më parë këtë muaj në thirrjen e parë si zëvendës-presidente me një lider të huaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme