Polonia ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore Patriot nga SHBA-të.
Kjo lëvizje ka gjasa të zemërojë Rusinë dhe të rrisë tensionet mes dy vendeve, transmeton portali arbresh.info
Presidenti Andrzej Duda tha se marrëveshja “historike” 4.75 miliardë dollarë i ka dhënë Polonisë mbrojtjen e shtetit.
Sipas raporteve të mëparshme është thënë se Rusia në mënyrë të përhershme kishte vendosur sisteme të raketave të aftë bërthamore në territorin e saj të Kaliningradit, që kufizohet me Poloninë.
Lidhjet mes Polonisë, që është anëtare e NATO-s dhe Rusisë mbesin të tensionuara.
Aneksimi i Krimesë i Ukrainës nga Ukraina në vitin 2014 ka bërë që Varshava të përshpejtojë modernizimin e saj ushtarak.
Në fillim të kësaj jave, Polonia u bashkua me nismën e Britanisë së Madhe për të dëbuar diplomatët rusë në përgjigjje të një sulmi ndaj një ish-spiuni .
Moska mohon të ketë gisht në helmimin e ish-spiunit ruse Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia, në qytetin jugor të Salisbury./arbresh.info/
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA