Shtatë ushtarë kolumbianë u arrestuan dje pasi pranuan abuzimin seksual ndaj një 13-vjeçareje nga grupi indigjen kolumbian Embera Katio, tha prokurori i përgjithshëm i vendit.
Kreu i komunitetit Embera Katio, Juan de Dios Queragama tha në një deklaratë se incidenti ndodhi të dielën e shkuar dhe se për këtë ishte informuar nga punonjësit e të drejtave të njeriut.
“Disa miq nga zona rurale e Santa Cecilia e gjeten atë, sepse nëna ishte duke e kërkuar pasi kishte humbur. Kur ata e gjetën fëmija nuk ecte dot. Ata e çuan menjëherë në spital dhe më pas te mjeku ligjor,” tha Queragama për mediat.
Viktima, familja e saj dhe grupi indigjen po marrin ndihmë psikologjike dhe ligjore nga Organizata e Kombeve Indigjene të Kolumbisë, tha zëdhënësja Silsa Arias.
“Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë,” tha aktivisti Luis Fernando duke shtuar se 13-vjeçarja ishte marrë peng dhe ishte përdhunuar për 17 orë.
Çështja koinçidon me një kthesë të qeverisë kolumbiane në qasjen ndaj dhunës seksuale, me rritje të dënimeve.
Megjithse masa për dënim të përjetshëm automatik nuk është nënshkruar ende në ligj presidenti kolumbian Ivan Duque tha se pesha e tij e plotë e ligjit do të ushtrohet mbi shtatë ushtarët.
“Me ta ne do të inaugurojmë dënimin me burgim të përjetshëm. Këta plehra e banditë do t’i përdorim për të dhënë një mësim,” tha Duque.
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...