Pas një udhëtimi në Japoni dhe Arabinë Saudite gjatë fundjavës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi trupat e ushtrisë së shtetit të tij në vijën e frontit në Donetsk.
“Në kthimin e tij nga një vizitë e huaj, Zelenskyy vizitoi pozicionet e vijës së parë të forcave të armatosura ukrainase në vijën e mbrojtjes Vugledar-Maryinka në rajonin e Donetsk”, tha presidenca në një deklaratë, raporton Aljazeera.
Aty tutje thuhet se Zelenskyy kishte qenë me zyrtarë të lartë përgjegjës për forcat tokësore dhe kishte ndarë çmime.
“Çdo ditë në fushën e betejës marinsat ukrainas dëshmojnë se janë një forcë e fuqishme që shkatërron armikun, çliron tokën ukrainase dhe kryen detyrat më të vështira në kushtet më të vështira”
“Dhe ne kemi nevojë për më shumë nga kjo forcë. Pra, nga sot ne po rrisim ndjeshëm potencialin e marinsave dhe po krijojmë një trupë detare”, tha Zelenskyy.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës