Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se Kievi dhe partnerët e tij po bëjnë gjithçka së bashku që Rusia ta humb luftën kundër Ukrainës “sa më parë”, transmeton Anadolu.
“Sot është dita e një tjetër Ramstein-i, një takim i grupit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Ne kemi marrë vendime të rregullta për mbrojtjen e vendit tonë dhe forcimin e luftëtarëve tanë”, tha Zelenskyy mbrëmë në një fjalim televiziv.
Presidenti ukrainas tha se partnerët e Ukrainës konfirmuan dërgimin e më shumë sistemeve të mbrojtjes ajrore, tanke, artileri dhe trajnime për ushtrinë e vendit të tij.
Takimi i nëntë i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, një aleancë prej 54 vendeve që mbështesin mbrojtjen e Ukrainës në përgjigje të “operacionit special ushtarak të Rusisë”, u zhvillua dje në Bruksel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd J. Austin, i cili kryeson grupin, tha se aleatët e kanë bërë të qartë se do të mbështesin vetëmbrojtjen e Ukrainës për një kohë të gjatë dhe “ne do të lëvizim me urgjencën që kërkon momenti”.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?