Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se sulmi ndaj Ukrainës është vetëm fillimi për Rusinë dhe se më pas Rusia dëshiron të marrë nën kontroll edhe vendet e tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Pushtimi rus i Ukrainës ishte parashikuar vetëm si një fillim. Ata më pas dëshirojnë të marrin nën kontroll vendet e tjera. Natyrisht do të mbrojmë veten tonë aq sa duhet për të thyer këtë ambicie të Rusisë”, tha Zelenskyy në një video-mesazh të publikuar.
Ai u bëri thirrje vendeve neutrale që nuk reagojnë ndaj luftës dhe nuk ndihmojnë Ukrainën duke thënë se kjo është shumë e rrezikshme dhe se këto vende mund të humbasin gjithçka. Duke mbrojtur idenë e tij se të gjithë popujt që besojnë në fitoren e jetës kundër vdekjes duhet të luftojnë me Ukrainën, Zelenskyy theksoi “Duhet të na ndihmoni, sepse ne jemi të parët në këtë rrugë”.
Zelenskyy tha se partnerët e Ukrainës u kanë dorëzuar atyre armët që kanë dëshiruar dhe lidhur me këtë shprehu falënderime ndaj këtyre vendeve.
Ai potencoi se detyra e parë e vendit të tij është të furnizojë ushtrinë me armët e nevojshme. “Dhe në fund u jam mirënjohës të gjithë partnerëve tanë që na dëgjuan dhe na dhanë pikërisht atë që dëshironim. Sepse e dimë me siguri që me këto armë mund të shpëtojmë jetën e mijëra njerëzve. Mund t’u tregojmë pushtuesve që është afruar dita ku ata do të jenë të detyruar të largohen nga Ukraina”, tha presidenti ukrainas.
Më tej Zelenskyy u bëri thirrje ukrainasve që ndodhen në territoret nën kontrollin e ushtrisë ruse që të rezistojnë kundër forcave ruse.
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...
“Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vaj...