Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi të shtunën se Këshilli i Ministrave miratoi një program të ri kundër korrupsionit në Ukrainë.
Zelenskyy tha se programi do të përfshijë “hapa sistematikë” që do të ofrojnë më shumë transparencë dhe mundësi për ndërveprim mes publikut dhe shtetit.
“Kabineti i Ministrave miratoi sot Programin Shtetëror Kundër Korrupsionit. Këto janë hapa sistematikë që do të rrisin transparencën qeveritare dhe do t’i japin mundësi publikut të ndërveprojë me shtetin”, tha Zelenskyy.
Ai tha gjithashtu se bashkëpunimi me institucionet evropiane do të jetë “më kuptimplotë se vitin e kaluar”.
Presidenti ukrainas përsëriti se synimet e tij ishin përgatitja për anëtarësim në Bashkimin Evropian, rritja e furnizimit me armë për trupat ukrainase dhe forcimi i sanksioneve kundër Rusisë./voa
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...