Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka bërë një ofertë Rusisë në fjalimin e tij të përnatshëm.
Ai ka propozuar shkëmbimin e politikanit të lartë pro-rus, Viktor Medvechuk me të burgosurit ukrainas që po mbahen nga forcat ruse, transmeton portal arbresh.info
Zelenskyy tha se ishte “e rëndësishme që forcat tona të sigurisë dhe forcat ushtarake të shqyrtonin një mundësi të tillë”.
Shërbimet sekrete të Ukrainës thanë më herët se kishin arrestuar Medvedchuk, i cili është aleati më i afërt dhe më me ndikim i Vladimir Putinit në Ukrainë.
Politikani ukrainas pro-rus u fotografua me pranga në duar në një postim të shpërndarë nga vetë Zelenskyy./arbresh.info/
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...