Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Kievit po i mbaron durimi rreth negociatave me Rusinë, duke pasur parasysh provat e krimeve të luftës.
“Ne jemi gati për negociata derisa nuk të jetë tepër vonë. Me çdo Bucha të re, me çdo Mariupol të ri, me çdo qytet të ri ku vriten dhjetëra njerëz, me raste përdhunimesh, me çdo krim të ri, dëshira dhe shansi për negociata zhduket. Po aq sa edhe gjasat që konflikti të zgjidhet përmes diplomacisë”, tha i pari i shtetit ukrainas në një fjalim virtual para studentëve francezë.
Ai shprehu vendosmërinë e Kievit për të fituar luftën dhe për të rimarrë të gjitha territoret që i përkasin Ukrainës.
Presidenti përsëriti se Ukraina dëshiron dhe duhet t’i bashkohet Bashkimit Evropian ndërsa u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të shpejtojnë procesin.
“Ukraina vetëm do të forcojë anëtarët e tjerë të BE-së, ushtria jonë ka treguar aftësitë e saj. Populli ynë e ka dëshmuar veten”, tha Zelensky. /Telegrafi/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...