Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes se ka miratuar një plan për të reformuar sistemin penal dhe të zbatimit të ligjit, në kuadrin e përpjekjeve të Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Megjithëse në situatë lufte, vendi ka paraqitur aplikimin për anëtarësim dhe zoti Zelenskyy kërkon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit për Ukrainën.
Ndërsa vazhdon sulmi i Rusisë, Ukraina ka aplikuar tashmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Objektivi ynë është të krijojmë një sistem që garanton drejtësi, funksionimin e shtetit ligjor dhe rendin publik në vendin tonë, ndërsa mbështesim edhe objektivin tonë për një anëtarësim të shpejtë në BE. Po rrisim gatishmërinë tonë për ta arritur këtë objektiv, dhe jo më pak e rëndësishme, garantojmë themelet e një kontrate të re sociale që po arrihet për të mbrojtur shtetin tonë”, tha Presidenti Zelenskyy.
Ndryshimet, tha zoti Zelenskyy, synojnë të garantojnë se popullsia do të ndjehet e sigurtë dhe e mbrojtur.
“Besimi brenda shtetit dhe tek shteti ndërtohet mbi besimin tek ata që veprojnë në emër të shtetit. Strukturat e zbatimit të ligjit dhe të prokurorisë janë thelbësore për këtë gjë, së bashku me të gjithë të tjerët që punojnë për aparatin shtetëror”, tha zoti Zelenskyy.
Për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Ukraina duhet të plotësojë kriteret kryesore për anëtarësimin, si p.sh. dhënien fund të korrupsionit të gjithëpërhapur, përditësimin e kuadrit ligjor dhe përmirësimin e gjyqësorit.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një proces i gjatë që normalisht kërkon vite të tëra për të përafruar legjislacionin e një vendi kandidat me rregullat e Bashkimit Evropian, por zoti Zelenskyy kërkon përshpejtimin e këtij procesi për Ukrainën./voa
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...