Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar kombin e tij se java e ardhshme do të jetë po aq vendimtare sa çdo tjetër në luftë.
Në fjalimin e tij të përnatshëm, Volodymyr Zelenskyy tha: “Java e ardhshme nuk do të jetë më pak e rëndësishme se kjo se ajo e mëparshme”, transmeton portal arbresh.info
“Do të jetë po aq e tensionuar dhe edhe më e përgjegjshme. Rusia do të jetë edhe më e frikësuar. Frika për të humbur. Frika se e vërteta do të duhet të pranohet”, shtoi ai.
“Trupat ruse do të kalojnë në operacione edhe më të mëdha në lindje të shtetit tonë. Ata mund të përdorin edhe më shumë raketa kundër nesh, edhe më shumë bomba ajrore. Por ne po përgatitemi për veprimet e tyre. Ne do të përgjigjemi. Do të jemi edhe më aktivë në furnizimin me armë të Ukrainës. Do të jemi më aktivë në arenën ndërkombëtare. Do të jemi edhe më aktivë në fushën e informacionit”, shtoi ai./arbresh.info/
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...