Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vizituar këtë të diel ushtarët e plagosur, që po kurohen në një nga spitalet e vendit. Ai ka shkuar në spital së bashku me disa ministra të kabinetit qeverisës dhe ushtarë të armatosur, që kujdeseshin për sigurinë e tij.
Në videon e publikuar nga vetë presidenti në rrjete sociale, ai shihet teksa falenderon ushtarët dhe u dhuron atyre një dekoratë. Vlerësimet nuk kanë munguar as për mjeket dhe infermieret që po kujdesën për të plagosurit, raporton “The Guardian”.
“Shërim të shpejtë djema, besoj se dhurata më e mirë do të jetë fitorja jonë e përbashkët”, shkroi Zelensky mbi videon e publikuar.
Kujtojmë se sot ndodhemi në ditën e 18-ë të pushtimit rus në Ukrainë. Deri më tani janë shënuar mijëra viktima nga të dyja kampet, ndërsa të shumta kanë qenë edhe dëmet materiale. /arbresh.info/
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...