Zelensky vijon shkarkimet në Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës

08:47 | 16 Gusht 2022
K.B

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky ka vijuar me shkarkimet në Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU), duke hequr nga detyra drejtues të këtij inctitucioni në disa rajone.

Zelensky nënshkroi dekretin për shkarkimin e e drejtuesve të degëve të SBU në Kiev, Ternobil dhe Lviv.

Shefi i SBU në Lviv, Oblast Bondarenko pas shkarkimit, u emërua më vonë si kreu i agjencisë në Kiev.

Kjo nuk është hera e parë që Zelenski shkarkon drejtues në Shërbimin e Sigurisë. Një muaj më parë, ai shkarkoi Shefin e Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës dhe zëvendësin e tij.

Shkarkimet erdhën pasi Zelenski u shpreh se ka dyshime për tradhti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme