Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten se ura që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë “sjell luftë, jo paqe”, dhe rrjedhimisht është objektiv luftarak.
Shpërthimet në urën e Krimesë të hënën i morën jetën dy civilëve dhe nxorën nga funksioni një pjesë të saj. Ura i ishte rikthyer funksionimit të plotë së voni, pasi ishte dëmtuar rëndë nga një sulm i ngjashëm, në tetorin e vitit të kaluar.
Ukraina përshëndeti sulmin e së hënës, por zyrtarët nuk morën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë, ndërsa Moska e fajësoi Kievin. Krimea u aneksua nga Rusia më 2014, ndërsa Kievi do që ta rimarrë atë, teksa po lufton kundër pushtimit të plotë rus prej 17 muajsh.
Ura rrugore dhe hekurudhore, e ndërtuar nga Rusia dhe e inauguruar më 2018, nuk ishte “vetëm rrugë logjistike”, ka thënë Zelensky, i cili ka folur nëpërmjet videolidhjes në Forumin e Sigurisë të Aspenit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kjo rrugë përdoret për të ushqyer luftën me municione, dhe kjo bëhet në baza ditore. Dhe, ajo militarizon gadishullin e Krimesë”, ka thënë Zelensky, i dëgjuar përmes përkthyesit, raporton Reuters.
“Për ne, kjo [urë] është, kuptueshëm, ndërtim i armikut, i bërë në kundërshtim me të drejtën dhe me të gjitha normat e zbatueshme ndërkombëtare. Prandaj, kuptueshëm, ajo është objektiv për ne. Dhe, një objektiv, që sjell luftë, jo paqe, duhet të neutralizohet”, është shprehur ai./euronews
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...