Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se trupat e tij kanë forcuar pozicionet dhe kanë zgjeruar territorin në rajonin rus të Kurskut, pas pothuajse dy javë që nga nisja e inkursionit të tyre.
Ukraina tha se ka marrë kontrollin e 82 vendbanimeve në një zonë prej 1.150 kilometrash katrorë, që nga nisja e inkursionit të befasishëm më 6 gusht.
Zelensky tha se shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, i ka raportuar se trupat ukrainase kanë vazhduar përparimin e tyre dhe kanë arrestuar ushtarë rusë.
“Faleminderit të gjithë ushtarëve dhe komandantëve që po burgosin ushtarë rusë dhe sjellin më afër lirimit ushtarët dhe civilët tanë që mbahen nga Rusia”, tha Zelensky përmes një deklarate të publikuar në Telegram.
“Gejnerali Syrskuy më ka raportuar për forcimin e pozicioneve të forcave tona në rajonin e Kurskut dhe zgjerimit të territorit”.
Ushtria ukrainase në një deklaratë tha se trupat me sukses kanë bërë përparim të mëtejmë në Kursk, pa ofruar më shumë detaje. Më herët, ushtria kishte njoftuar për një avancim prej 35 kilometrash.
Rusia e ka cilësuar si “provokim të madh” inkursionin në Kursk dhe është zotuar se do të kundërpërgjigjet, teksa pushtimi që Moska nisi kundër Ukrainës më 2022 po vazhdon./rel
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot