Google ADS

Zelensky: Ukraina është vetëm fillimi i një lufte të gjërë

23:13 | 22 Prill 2022
Trina Galanxhi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalimin e tij të përnatshëm, teksa Rusia po vazhdon sulmet e saj.

Duke iu referuar komenteve të bëra nga gjenerali rus Rustam Minnekayev të premten, Zelenskyy tha se është e qartë se Ukraina është vetëm fillimi i një lufte më të madhe, transmeton portal arbresh.info

Minnekayev, zëvendës komandant i qarkut ushtarak qendror të Rusisë, tha se Moska kishte plane për të marrë në kontroll të gjithë rajonin lindor të Donbasit.

Forcat më pas do të lidheshin me gadishullin e Krimesë dhe do të kapnin të gjithë jugun e Ukrainës, deri në një rajon separatist të Moldavisë të pushtuar nga Rusia.

Zelenskyy tha se këto komente e bëjnë të qartë se Rusia ka plane për të pushtuar vende të tjera dhe se Ukraina ishte vetëm një pikënisje.

Ai shtoi se aleatët perëndimorë po dorëzojnë tani armët që Ukraina ka kërkuar, duke përfshirë një premtim të ri prej 800 milionë dollarësh në ndihmë ushtarake nga SHBA-të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme