Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky deklaroi sonte se vendi i tij duhet të kthejë gjithçka që regjimi i Vladimir Putin ka sekuestruar gjatë luftës dhe se Moska zyrtare duhet të ndëshkohet për krimet e saja ushtarake.
Gjatë një video-fjalimi në Facebook, presidenti Zelensky tha se nuk do të ketë konflikt të ngrirë dhe se ukrainasit do të vazhdojnë të mbrohen nga shteti terrorist siç e quajti ai Rusinë.
“Vetëm humbja e dukshme e agresorit, humbja e gjithçka të kapur prej tij dhe përgjegjësia e tij ligjore ndërkombëtare për agresionin janë pengesa kundër çdo lufte të re. Kjo është ajo për të cilën po punojnë diplomatët tanë në organizimin e një përgjigjeje globale politike, ekonomike dhe ligjore ndaj agresionit rus. Duke mbrojtur vendin tonë, ne automatikisht mbrojmë të gjithë ata që janë kërcënuar ose mund të kërcënohen nga një shtet terrorist”, ka thënë Zelensky.
Më herët presidenti ukrainas deklaroi se negociatat me Rusinë nuk do të jenë të mundshme nëse mbahen referendume në territoret e okupuara të vendit të tij. Ai shtoi se Kievi nuk do t’i lëshojë asnjë territor Rusisë.
Zyrtarët rusë dhe ukrainas kanë mbajtur disa raunde bisedimesh që nga fillimi i pushtimit në shkurt, por shumë pak progres është arritur dhe nuk ka pasur takime që nga fundi i marsit dhe për këtë të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën.
Forcat ruse mbajnë pjesën më të madhe të rajonit Kherson në Ukrainën jugore dhe zyrtarët lokalë kanë thënë se mund të mbajnë një referendum për bashkimin me Rusinë brenda javësh ose muajsh.
Separatistët pro-rusë mbajtën referendume për pavarësinë në Donbas dhe shpallën të ashtuquajturat republika popullore, të cilat Kremlini i njohu para fillimit të pushtimit.
Guvernatori i Luhansk, një rajon që ka qenë pothuajse tërësisht nën kontrollin rus për disa javë, tha gjatë fundjavës se Rusia po përgatit një referendum të ri në territoret e pushtuara rishtas dhe se po u ofron banorëve përfitime nëse ata përgjigjen.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut