Ukraina do të paguajë 3,400 dollarë (100,000 Hr) në muaj për personelin ushtarak.
Rritja e konsiderueshme e pagave do të zbatohet për t’u treguar ushtarëve “se vendi është mirënjohës ndaj tyre”, citohet të ketë thënë presidenti Volodymyr Zelensky.
Ndryshe, siç vë në pah mediumi “The kyivindependent”, paga minimale në ushtri dikur ishte 340 dollarë (10,000 Hr).
Një hap i këtij vendi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.
Disa ditë para, Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.
Në anën tjetër, autoritetet e sigurisë në Ukrainë kanë bërë thirrje për mobilizim.
Deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri. /arbresh.info/
“Turneu i Ndryshimit” do të mbahet edhe në Zvicë...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut