Në fjalimin e tij të natës me video, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje qytetarëve europianë që të bëjnë më shumë presion te qeveritë e tyre për të ndërhyrë në Ukrainë.
“Europianë! Ju nuk do të mund të thoni se nuk keni parë se çfarë ndodhi me ukrainasit, çfarë ndodhi me banorët e Mariupolit. E keni parë! E dini”, tha ai, transmeton portal arbresh.info
Ai i bëri thirrje Perëndimit të rrisë sanksionet ndaj Rusisë dhe të “ushtrojë presion” ndaj Moskës për ta detyruar atë të negociojë dhe t’i japë fund luftës.
“Ne nuk kemi bërë asgjë dhe nuk do të kishim bërë kurrë diçka të ngjashme me këtë krim lufte në asnjë nga qytetet e Donetsk, Luhansk apo ndonjë rajoni tjetër,” thotë ai, duke iu referuar rajoneve të shkëputura të Ukrainës.
Ai ka theksuar se evakuimi i civilëve është duke vazhduar./bbc/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...