Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky beson se, në mënyrë që Vladimir Putin të fillojë të kërkojë paqe, ai duhet të bëhet më i dobët – dhe Ukraina më e fortë.
Kreu i shtetit foli në forumin e 50-të ndërkombëtar Ambrosetti në Itali, shkruan Ukrinform, përcjell Telegrafi.
“Që Putini të dëshirojë paqen, ai duhet të jetë më i dobët dhe Ukraina duhet të jetë më e fortë”, tha Zelensky.
Për këtë qëllim, Zelensky tha se ishte zhvilluar një plan për t’i paraqitur presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
“Ne kemi nevojë për një plan. Unë do t’i tregoj Presidentit Biden, partnerëve tanë në Grupin e Shtatë, se si ne e shohim paqen dhe çfarë saktësisht do të bëjë presion ndaj Putinit për të ndaluar luftën”, tha presidenti i Ukrainës.
Ai gjithashtu theksoi se Ukraina dhe komuniteti ndërkombëtar kanë të bëjnë me një vrasës në rastin e Putinit, kështu që ligji ndërkombëtar nuk duhet të harrohet.
“Para së gjithash, ai është vrasës. Ne së bashku me partnerët tanë duhet të mbështetemi në Kartën e OKB-së, në të drejtën ndërkombëtare, sepse të gjithë e kuptojnë që ai është gënjeshtar dhe se fjala e tij nuk vlen asgjë. Prandaj nuk bëhet fjalë vetëm për negociatat, ka të bëjë me rregullat mbi të cilat duhet të punojmë”, vuri në dukje presidenti ukrainas.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League