Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka lavdëruar Boris Johnsonin dhe Britaninë e Madhe për reagimin e saj ndaj agresionit rus.
Në një intervistë me revistën Economist, ai tha se “Britania është padyshim në anën tonë” dhe “nuk po mban një pozicion balancues”, shkruan Sky News transmeton arbresh.info
Ndërsa kur u pyet nëse Johnson është “më i etur” për të dërguar armë sesa presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zelensky u përgjigj: “Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një udhëheqës që po ndihmon më shumë”.
Zelensky dhe Johnson kanë qenë në kontakt të rregullt përmes telefonit gjatë agresionit.
“Britania dëshiron që Ukraina të fitojë dhe Rusia të humbasë, por unë nuk jam gati të them nëse Britania dëshiron që lufta të zvarritet apo jo”./ arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele