Në një bisedë telefonike me homologun turk Erdogan, presidenti ukrainas Zelensky ngriti shqetësimin për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit përmes detit të Zi, duke paralajmëruar se kështu 400 milionë njerëz mund të vdesin nga uria.
Zhgënjim për lëvizjen e Rusisë shprehu edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
“Konfirmimi i tërheqjes së Federatës Ruse nga nisma e detit të Zi ishte zhgënjyese për të gjithë ne,” – tha Martin Griffiths, nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së.
“Vala e re e sulmeve ndaj porteve ukrainase rrezikon të ketë një impakt global në sigurinë ushqimore, sidomos tek vendet në zhvillim,” – u shpreh Rosemary Di Carlo, nënsekretare e përgjithshme e OKB-së.
Por zëvendës ministri i Jashtëm rus, Sergey Vershinin mbrojti vendimin duke deklaruar se korridori humanitar në detin e Zi përdorej nga Ukraina për të organizuar “sulme terroriste” ndaj urës së Krimesë dhe Sevastopolit.
Ndërkohë, agjencia ukrainase e lajmeve “RBC” citoi Zelenskyn të thoshte se ura e krimes ishte një objektiv logjistik i rëndësishëm dhe duhej neutralizuar./euronews
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...