Të paktën 103 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh të postuar në Facebook.
“Mbrëmë, trupat ruse vazhduan të bombardojnë territorin ukrainas, qytetet tona paqësore, qytetarët tanë. Kharkiv dhe rajoni … Ata bombarduan bregdetin e rajonit Odesa. Ata qëlluan me raketa në Kiev. Goditën infrastrukturën civile në Zaporizhzhia”, tha ai, përpara se t’i drejtohej Kongresit Amerikan, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
“Që nga mëngjesi i sotëm, 103 fëmijë janë vrarë”, shtoi ai.
Zelensky tha se trupat ruse kanë shkaktuar “qindra herë më shumë dëme” në Ukrainë sesa në Donbas për tetë vjet luftë.
Presidenti ukrainas vazhdoi duke thënë se gjithsej 400 institucione arsimore janë shkatërruar në Ukrainë deri më sot, me 119 në rajonin e Donetsk.
Zelensky tha gjithashtu se ai foli me Prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe se Prokuroria e Ukrainës dhe agjencitë e zbatimit të ligjit tashmë kanë filluar të punojnë për të “sjellur pushtuesit para drejtësisë”.
“Pushtuesit do të jenë përgjegjës për të gjitha krimet e luftës kundër ukrainasve”, tha ai./arbresh.info/
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...