Zelensky takohet me Trump dhe Macron në Paris

19:01 | 7 Dhjetor 2024
Q L

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur bisedime trepalëshe me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, dhe presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, në Paris më 7 tetor, qytet ku janë mbledhur udhëheqës botërorë për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame.

Zelensky, që po shikon të rrisë mbështetjen për shtetin e tij që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022, arriti në kryeqytetin francez mesditën e 7 dhjetorit.

Takimi i përbashkët nisi në Pallatin Elize në orën 17:30, sipas kohës lokale. Tre udhëheqësit bënë një fotografi të përbashkët para takimit, por jo edhe deklarata.

Zelensky pritet të largohet menjëherë nga Parisi pasi të kenë përfunduar ceremonitë për rihapjen e Notre Dame, që u restaurua pas zjarrit shkatërrues të vitit 2019. Për restaurimin e ndërtesës janë mbledhur afër 1 miliard dollarë donacione nga e mbarë bota.

Trump, i cili do të nisë mandatin e presidentit më 20 janar, ka kritikuar ndihmën në vlerë prej miliarda dollarësh që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës, që kur ka nisur lufta./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme