Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Orë më parë në një postim në platformën X, ai ka deklaruar se ka shkuar në Kroaci për të marrë pjesë në Samitin e tretë Ukrainë-Evropa Juglindore, shkruan arbresh.info.
“Ndihma dhe bashkëpunimi në mbrojtje, deminim humanitar, rehabilitimi i fëmijëve tanë dhe luftëtarëve të plagosur, rimëkëmbja e Ukrainës dhe integrimi ynë evropian ishin temat kryesore të diskutimeve tona”.
“Ne nënshkruam gjithashtu një marrëveshje për bashkëpunim dhe mbështetje afatgjatë ndërmjet vendeve tona. Së bashku, ne do të zhvillojmë bashkëpunimin midis industrive tona të mbrojtjes. Kroacia do të vazhdojë të sigurojë pajisje dhe të ndajë ekspertizën në çminimin humanitar”.
“Falënderoj Kroacinë për çdo akt mbështetjeje për vendin dhe popullin tonë dhe për qëndrimin me Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus në 2014”, ka thënë Zelensky./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë