Presidenti i Ukrainës ka sulmuar liderët e NATO-së për refuzimin e tyre për të zbatuar ndalim-fluturimin në të gjithë vendin, shkruan BBC.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se ngurrimi i Perëndimit për të ndërhyrë i ka dhënë Rusisë ‘dritë jeshile’ për të vazhduar bombardimet e qyteteve dhe fshatrave.
Ndërsa, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se çdo lëvizje kundër tij do të llogaritet si pjesmarrje në konfliktin ndërmejt dy shteteve.
Duke iu referuar sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga perëndimi, Putin ka thënë se ato ishin të ngjashme si një lloj i shpalljes së luftës.
Ndërsa Zelensky ka thënë se nuk ishte dakord se veprimi i NATO-s, mund ta provokojë Rusinë.
I zemëruar, ai tha se argumentet e NATO-së pasqyrojnë vetëm hipnozën e atyre që janë të dobët, të pasigurt dhe se ” jo të gjithë e konsiderojnë luftën për liri si qëllimin numër një të Evropës .
Të premten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëri se “ndalimi i fluturimeve mund të sjell një luftë të plotë në Evropë duke përfshirë shumë më tepër vende dhe duke shkaktuar shumë më tepër vuajtje njerëzore.
Sekretari amerikan i Shteti, Antony Blinken, tha se ishte i bindur se Ukraina mund ta fitonte luftën me Rusinë.
Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës hyn në ditën e tij të 10-të, forcat e Moskës vazhdojnë të bombardojnë shumë qytete.
Në qytetin port juglindor të Mariupolit, kryetari i bashkisë së qytetit ka thënë se banorët janë nën një “bllokadë” pas ditëve të sulmeve “të pamëshirshme” nga forcat ruse. Qytetarët atje janë duke u përballur ndërprerjen të energjisë dhe ujit
Ka pasur edhe raportime të pakonfirmuara për luftime të reja të shtunën në qytetin verilindor të Sumy dhe për sulme me raketa në stacionin e trenit në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë.
Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka paralajmëruar se trupat ruse kanë avancuar brenda shtetit.
Ndërkohë në Rusi, një ligj i ri i nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin që do të vendosë dënime burgimi deri në 15 vjet për njerëzit e akuzuar për përhapjen e “lajmeve të rreme” rreth luftës në Ukrainë, ka bërë që disa media perëndimore, përfshirë BBC, të pezullojnë operacionet në Vendi.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...