Google ADS

Zelensky: Situata ushtarake në lindje të shtetit vazhdon të jetë ekstremisht e vështirë

07:30 | 2 Prill 2022
L G

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se situata ushtarake në lindje të shtetit “vazhdon të jetë ekstremisht e vështirë”.

Gjatë një video-adresimi mëngjesin e së shtunës, ai tha se trupat ruse po tërhiqeshin nga veriu, “me një ritëm të ngadaltë, por të dukshëm”.

Por, ai paralajmëroi se trupat ruse po grumbulloheshin dhe “përgatiteshin për goditje të reja të fuqishme” në rajonin e Donbasit dhe në qytetin e Harkivit.

“Beteja të ashpra na presin në të ardhmen. Nuk mund të mendojmë se ne i kemi kaluar tashmë të gjitha testet”, tha ai.

Zelensky paralajmëroi liderët pro-rusë të instaluar në qytetet e okupuara nuk do të mund të qëndronin në postet e tyre për shumë gjatë.

“Mesazhi im për ta është shumë i thjeshtë: përgjegjësia për bashkëpunim është e pashmangshme”, tha ai.

“E pashmangshme do të jetë që drejtësia do të vjen në vend”, shtoi ai.

Sipas Zelenskyt, Moska po i kërcënon punëtorët e ndërmarrjeve dhe autoritetet në mënyrë që të bashkëpunojnë me ta./REL

Të ngjashme