Google ADS

Zelensky: Situata në Mariupol është ende e rëndë

06:56 | 17 Prill 2022
Trina Galanxhi

Pas lajmit se Rusia u ka dhënë luftëtarëve të Ukrainës në Mariupol orën e caktuar për të ulur armët, fati i qytetit të shkatërruar nga lufta mbetët i rëndë.

Të shtunën, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pranoi se forcat ukrainase mbanin kontrollin e vetëm një pjese të vogël të Mariupolit , duke thnëë se qeveria e tij ishte në kontakt të përditshëm me ata mbrojtës, transmeton portal arbresh.info

“Situata ishte jashtëzakonisht e rëndë”, tha ai, shkruan Reuters.

Megjithatë, ai nuk adresoi pretendimet e Rusisë se ushtria e saj kishte pastruar forcat ukrainase nga pothuajse i gjithë qyteti port, me përjashtim të atyre që qëndronin brenda fabrikës Azovstal – një fabrikë masive hekuri dhe çeliku në periferi.

Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes tha se rreth 2,500 ushtarë ukrainas ndodheshin brenda uzinës dhe se dalja e tyre është bllokuar nga trupat ruse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme