Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur situatën në rajonin lindor të Donbasit “jashtëzakonisht të vështirë” dhe argumentoi se furnizimi i rregullt me armë në Ukrainë ishte strategjia më e mirë për të ruajtur stabilitetin global.
Zelensky tha se “forca e plotë e ushtrisë ruse u hodh për të sulmuar Donbasin. Në Lyman, Popasna, Severodonetsk, Slovyansk, pushtuesit duan të shkatërrojnë gjithçka.
“Prandaj, furnizimi me armë të rënda në Ukrainë – MLRS, tanke, anti-anije dhe armë të tjera, është investimi më i mirë në ruajtjen e stabilitetit në botë dhe parandalimin e shumë krizave të rënda që Rusia ende po planifikon ose i ka provokuar tashmë”.
Komentet e Zelenskyt vijnë pasi zyrtarët ukrainas të mbrojtjes paralajmërojnë se lufta e Rusisë në Ukrainën lindore tani është në fazat e saj më intensive dhe mund të përcaktojë potencialisht fatin e vendit./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit