Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka marrë garanci nga Uashingtoni se ndihma ushtarake për Ukrainën do të vazhdojë të jetë “konstante dhe e pandërprerë”.
Kjo deklaratë e Zelenskyt erdhi pak kohë pasi ai u bëri thirrje aleatëve që ta armatosnin shtetin e tij në mënyrë që të mund të mbijetojë stinën e dimrit.
Kërkesat për armë ai i bëri gjatë vizitës së parë në selinë e NATO-s, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.
“Është bërë e qartë se Amerika do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës ndihmë konstante dhe të pandërprerë që na duhet për mbrojtjen tonë”, tha Zelensky pas takimit në Bruksel me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Lideri ukrainas tha se me sekretarin Austin ka biseduar se si të forcohen aftësitë mbrojtëse të Ukrainës para dimrit, veçmas sa i përket “dronëve dhe raketave”.
“Jam mirënjohës ndaj të gjithë partnerëve për gatishmërinë e tyre të vazhdueshme për të ndihmuar mbrojtjen tonë”, tha presidenti ukrainas.
Zelensky tha se fokusi i shtetit të tij është që të forcojë mbrojtjen ajrore.
Shtetet perëndimore e kanë ndihmuar Ukrainën me armë të ndryshme që kur nisi lufta. SHBA-ja është mbështetësja kryesore e Ukrainës, pasi deri më tani i ka dërguar ndihma ushtarake në vlerë prej 44 miliardë dollarësh./euronews
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën