Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia po përdor një rrjet furnizuesish për t’iu shmangur sanksioneve ndërkombëtare, të vendosura për ta parandaluar atë të prodhojë raketa dhe armë të tjera.
Zelensky tha se vende dhe kompani të paidentifikuara po ndihmonin Rusinë të fitonte teknologjinë me theksin në prodhimin e raketave.
Rusia ka lëshuar qindra raketa kundër objektivave të Ukrainës që nga tetori i kaluar, shkruan Reuters.
“Fatkeqësisht, shteti terrorist arrin të përdorë teknologjitë e botës përmes një rrjeti furnizuesish, arrin të anashkalojë sanksionet ndërkombëtare”, theksoi ai.
Ukraina, shtoi Zelensky, ishte në dijeni të të gjitha përpjekjeve të Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve dhe do të përpiqet të sigurojë që “nuk ka produkte të botës së lirë në raketat ruse”./abcnews.al
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...