Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se beson se paqja do të rikthehet në Ukrainë, pavarësisht konfliktit të ashpër aktual me Rusinë.
Ai tha këtë në një fjalim drejtuar Danimarkës, në përvjetorin e çlirimit të vendit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton portal arbresh.info
“Shteti rus nuk është gati të ndalojë luftën. Ata ëndërrojnë të pushtojnë Ukrainën dhe vendet e tjera europiane. Ata ende ëndërrojnë që liria e Europës do të zhduket. Por ëndrrat e tyre nuk do të realizohen. Ëndërra e paqes do të realizohet, ashtu si ndodhi 77 vjet më parë”, tha ai, shkruan CNN.
Zelensky, deklaratat e të cilit u transmetuan në sheshet publike, paralajmëroi se ajo që po ndodhte në Ukrainë ka pasoja të rëndësishme për pjesën tjetër të Europës.
Ai u bëri thirrje danezëve të kujtojnë 220 fëmijët ukrainas të vrarë në luftë.
“Ukraina tani është duke vendosur për të ardhmen e kontinentit tonë. Çështja është nëse do të kemi paqe, jo vetëm ne, por edhe fqinjët tanë. Askush nuk mund të thotë se sa ditë do të zgjasë kjo luftë. Por unë besoj se dita jonë e paqes po afron”, tha ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...