Zelensky reagon pas plagosjes së kryeministrit sllovak: Ne e dënojmë fuqishëm këtë akt dhune

16:52 | 15 Maj 2024
D.H

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është plagosur të mërkurën nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të tij, afër Shtëpisë së Kulturës në Qytetin Handlova të Sllovakisë.

Njëri nga plumbat ka qëlluar në bark liderin sllovak, i cili aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Bëhet e ditur se në momentin kur është dërguar për operim Fico ka qenë me vetëdije të plotë.

Për rastin ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në platformën X-(ish Twitter).

Ai e dënon sulmin ndaj kryeministrit të Sllovakisë Fico dhe se i dëshiron shërim sa më të shpejtë.

Teksa tutje presidenti ukrainas, ka shkruar se dhuna nuk ka vend në asnjë vend.

“Sulmi ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico është i tmerrshëm. Ne e dënojmë fuqishëm këtë akt dhune ndaj kreut të qeverisë së shtetit tonë partner fqinj. Duhet bërë çdo përpjekje për të siguruar që dhuna të mos bëhet normë në asnjë vend, formë apo sferë. Ne sinqerisht shpresojmë që Robert Fico të shërohet shpejt dhe të shprehim solidaritetin tonë me popullin e Sllovakisë”, tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme