Google ADS

Zelensky publikon fotografi të shkatërrimeve në Ukrainë: Rusët na kanë kthyer 80 vite pas

16:09 | 17 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sot në profilin e tij në Facebook, ka publikuar fotografitë e shkatërrimeve që janë shkaktuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë në profilin zyrtar në Twitter, ka shpërndarë mesazhin e presidentit të këtij shteti evropian.

“Okupatorët do të përgjigjen për gjithçka që i kanë bërë Ukrainës. Do të përgjigjen për Buchan, Kramatorskun, Volnovakhi, Okhtyrska, Hostomelin e Borodyankun. Për Izyumin dhe Mariupolin dhe të gjitha qytetet në Ukrainë që janë kthyer 80 vite pas”, ka shkruar Zelensky.

E sot ushtria ruse ka vazhduar sulmet ajrore kryesisht në pjesën lindore të Ukrainës, kurse shpërthime të fuqishme pati edhe sot në Kiev.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme