Zelensky propozon dhënien e nënshtetësisë ukrainase për të huajt që mbrojnë vendin

12:05 | 22 Janar 2024
A Z

Volodymyr Zelenskiy propozoi sot që t’u lejohet luftëtarëve të huaj dhe atyre me origjinë ukrainase t’u jepet shtetësia ukrainase pa pasur nevojë të heqin dorë nga shtetësia e tyre tjetër, në një ndryshim gjithëpërfshirës në ligjin ukrainas që ndalon dikë që të ketë dy nënshtetësi.

Presidenti i Ukrainës tha se nga kjo reformë do të përfitojnë “luftëtarët e huaj që erdhën për të mbrojtur Ukrainën, ata që po luftojnë për lirinë e Ukrainës, sikur të ishte atdheu i tyre”.

“Gjithashtu edhe personat me origjinë ukrainase dhe pasardhësit e tyre në mbarë botën do të kenë shtetësinë tonë, me përjashtim natyrisht të qytetarëve të shtetit agresor”, shtoi ai.

Mijëra të huaj shkuan në Ukrainë për të luftuar pasi Rusia pushtoi më 24 shkurt 2022. Moska i quan ata mercenarë dhe si provë se NATO po bën një luftë prokure kundër saj./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme