Zelensky pritet si hero në Britaninë e Madhe, i tërë parlamenti ngritet në këmbë

15:42 | 8 Shkurt 2023
A Z

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka mbërritur sot në Britaninë e Madhe në vizitën e tij të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar. Kjo pason vizitën e tij në SHBA në dhjetor.

Deputetët, kolegët, gazetarët, klerikët dhe personalitetet e ndryshme kanë qenë të gjithë të pranishëm për të dëgjuar fjalimin e Zelenskyt në Ëestminster Hall. I pranishëm ishte gjithashtu edhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson.

Ai e përshkroi fjalimin e parë, nga Presidenti Zelensky në Commons marsin e kaluar, duke e përshkruar atmosferën si “elektrizuese”.

Në nisjen e fjalimit të tij, presidenti ukrainas tha se ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për të përfaqësuar luftëtarët ukrainas.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme