Kreu i shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se pret zgjedhje shumë të vështira lokale në tetor, një sprovë elektorale për partinë e tij, 17 muaj pas ardhjes së befasishme në pushtet e këtij rishtari politik.
“Vendi ka zgjedhje lokale shumë të rëndësishme dhe shumë të vështira përpara”, tha ai në kongresin e partisë së tij, gjatë të cilit u njoftuan kandidatët për kryetarë të qyteteve të mëdha rajonale.
Zelensky, një ish-komedian, shkaktoi një surprizë në 2019 duke fituar zgjedhjet presidenciale kundër Petro Poroshenko, një peshë e rëndë në politikë, mandati pesëvjeçar i të cilit u shënua nga reforma të mëdha, por edhe skandale korrupsioni.
Edhe pse ai premtoi ndryshim të shpejtë, çrrënjosjen e korrupsionit dhe fundin e luftës me separatistët prorusë në lindje, premtimet e tij deri tani janë materializuar ngadalë.
Pavarësisht nga një rënie e dukshme e popullaritetit, presidenti dhe partia e tij vazhdojnë të tejkalojnë rivalët e tyre me rreth 30%, sipas sondazheve të kryera në qershor./atsh/
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...